Real Madrid me super ofertë për Pogban

Futboll

Real Madrid me super ofertë për Pogban

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:41
Paul Pogba

Real Madrid i kanë ofruar Manchester Unitedit deri në 75 milionë euro dhe shërbimet e Gareth Bale ose Isco, për mesfushorin Paul Pogba.

Mesfushori francez, vazhdon të mbetet një objektiv i Real Madridit dhe Juventusit.

Sipas Manchester Evening News, Real Madrid i ka ofruar ‘Djajve të Kuq’ 75 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale ose Isco, në këmbim të Paul Pogbas.

Në anën tjetër, dëshira e Pogbas është për t’u larguar nga Manchester United.

Një gjë të tillë, gjatë ditës e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Mino Raiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat