Reali me ofertë të re për Paul Pogban

Futboll

Reali me ofertë të re për Paul Pogban

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 00:29
Paul Pogba

75 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale ose Isco, kjo është oferta e Realit për Pogban.

Paul Pogba është gjithnjë e më larg Manchester United, e më afër Real Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Paul Pogba, i cili ka thënë se “dëshira e lojtarit është për t’u larguar nga Manchester United” dhe është duke tentuar që ta largojë francezin nga “Old Trafford”.

Kështu, tani “Manchester Evening News” raporton për një ofertë të re të Realit, që pritet t’i bindë drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Sipas “Manchester Evening News”, Reali ka bërë gati 75 milionë euro dhe kartonin e njërit prej futbollistëve, Gareth Bale ose Isco.

Përveç Realit, edhe Juventusi është duke u interesuar për Pogban. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat