'Bombë' te Llapi, yjet e skuadrës bojkotojnë stërvitjet

Futboll

'Bombë' te Llapi, yjet e skuadrës bojkotojnë stërvitjet

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 00:47
Llapi

Skuadra e Llapit sot i ka nisur stërvitjet për edicionin e ri në futbollin kosovar, megjithatë ato duket se nuk kanë kaluar ashtu siç është paraparë.

Burime te afërta me skuadrën e Llapit na mësojnë se një pjesë e skuadrës ka injoruar stërvitjet kjo për shkak të borxhit që ka klubi.

"Është e vërtetë që nuk kemi shkuar në stërvitje dhe nuk do të shkojmë deri në shlyrjen e obligimeve", i ka thënë një futbollist i Llapit në kushte anonimiteti.

Burime të medias thonë se yjet si Mentor Zhdrella, Behar Maliqi e Bujar Idrizi, por edhe të disa futbollistë të tjerë kanë munguar në stërvitjet e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat