Napoli ofron 60 milionë për Icardin

Futboll

Napoli ofron 60 milionë për Icardin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:17
Icardi

Napoli i bashkohet Juves në luftën për Icardin.

Skuadra napolitane ka vendosur të ofrojë 60 milionë euro për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, sipas Gazzeta Dello Sport.

Sulmuesi argjentinas është i lidhur me një largim të mundshëm nga San Siro pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit sezonin e kaluar dhe dy skuadrat e mëdha, Napoli dhe Juventus janë duke luftuar për shërbimet e sulmuesit.

Edhe pse Juventusi është duke biseduar me gruan e Icardit, Wanda Nara e cila njëkohësisht është edhe agjentja e argjentinasit, Napoli po mundohet ta lë mbrapa ekipin torinez dhe të rrëmbejë argjentinasin në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat