Me 29 qershor, të shtunën e kaluar, Florijana Ismaili (24 vjeç), është zhdukur në liqenin e Comos në Itali, ndërsa pas tri ditëve (me 2 korrik) me ndihmën e robotit është gjetur në thellësi të liqenit, 204 metra.
Njoftimi i familjarëve të Florijana Ismailit
Florijana ka qenë prej futbollisteve më të mira, kapitene e Young Boysit dhe anëtare e kombëtares së Zvicrës. Familjarët e Ismailit bënë të ditur ditën dhe vendin e varrimit të vajzës së tyre.
“Njoftim për vorrim.
Familja Ismaili njofton të gjithë anëtarët e familjes, shokët dhe miqtë, se me rastin e ndarjes nga jeta e Florijana Ismailit, Vorrimi i të ndjerës bëhet të martën 09. 07. 2019, prej orës 12:00 në vorrezat e fshatit Worben të Zvicrës), bëhet e ditur në njoftimin e familjes Ismaili.