PSG ia ofron Neymarin Real Madridit

Futboll

PSG ia ofron Neymarin Real Madridit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:20
Neymar

Zhvillime të reja rreth të ardhmes së Neymar.

   Mediet në Spanjë raportojnë se ylli brazilian mund të rikthehet në La Liga, por jo te Barcelona.

PSG sipas këtyre medieve e sheh të paarritshme marrëveshjen me Barcelonën për rikthimin e Neymar.

Andaj, kampionët e Francës kanë vendosur t’ia ofrojnë Neymarin rivalëve të Barcelonës, skuadrës së Real Madridit.

Me transferimin e Eden Hazard dhe Luka Joviç, shihet e vështirë përfshirja e Realit në këtë alternativë, por dëshira e vjetër e Florentino Perez për të pasur në skuadër Neymarin, mund të sjellë lëvizje të paparashikueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat