Konfirmohet: Liverpool ka qenë në bisedime me yllin e Ligue 1

Futboll

Konfirmohet: Liverpool ka qenë në bisedime me yllin e Ligue 1

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:39
Gerard Lopez

Presidenti i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar se Liverpool ka kontaktuar me Nicolas Pepe.

Edhe pse në mediat angleze është raportuar se Liverpool nuk ka qenë të interesuar për lojtari, presidenti i Lille është i bindur se kampionët evropianë e kanë bërë një gjë të tillë.

“Unë e di që ka pasur bisedime me lojtarin, jo me klubin. Liverpool ka lojtarë të tjerë në atë pozicion dhe kam lexuar se mund të largohen njëri nga ta. Nuk jam i fokusuar tek Liverpool por është e vërtetë që kanë diskutuar me agjentin e lojtarit”, tha ai.

Liverpool kërkon ta marrë sulmuesin por problemi qëndron se ai luan në të njëjtin pozicion si Mohamed Salah dhe krahu i djathtë i sulmit është i mbingarkuar me lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat