Icardi "pranon" të bëhet juventin!

Futboll

Icardi "pranon" të bëhet juventin!

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:03
Mauro Icardi

Transferimi i Mauro Icardi te Juventus duket se është i paevitueshëm. Pas takimit në Ibiza mes menaxheres së sulmuesit argjentinas Wanda Nara (njëkohësisht bashkëshortja e tij) dhe drejtorit sportiv të Juves, Fabio Paratici, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të qartë.

Sipas “Sportmediaset”, argjentinas i ka rrëfyer një mikut të tij se transferimi te kampionët e Italisë është i paevitueshëm. “S’kam ç’të bëj, jam i detyruar të bëhem juventin”, ka thënë Icardi.

Sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e klubit zikaltër, ndaj divorci me Interin është çështje ditësh. Pritet vetëm që palët të gjejnë mënyrën se si do të kryhet ky transferim, me parà "cash" apo me shkëmbim lojtarësh (Dybala shkon nga Juventusi te Interi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat