Agim Ademi përmend Agim Bytyqin, Rexhep Abdullahun, Sabri Hashanin dhe Fadil Vokrrin 

Futboll

Agim Ademi përmend Agim Bytyqin, Rexhep Abdullahun, Sabri Hashanin dhe Fadil Vokrrin 

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:53
Agim Ademi përmend Agim Bytyqin, Rexhep Abdullahun, Sabri Hashanin dhe Fadil Vokrrin 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një letër të gjatë, kujton ditën kur u emërua në krye të këtij institucioni: Një vit punë, ndershmëri, rezultate e krenari!  Ai ka falënderuar edhe paraardhësit e tij.

“Falënderoj të gjithë paraardhësit e mi që ishin në krye të FFK-së që nga ditët e para të mëvetësimit e deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA, Agim Bytyqin, Rexhep Abdullahun, Sabri Hashanin dhe legjendën Fadil Vokrri me ekipet e tyre, si dhe të gjithë ata që në një formë apo tjetër i kontribuuan ecurisë së futbollit të Kosovës.

Po ashtu, falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, stafin e administratës së FFK-së, përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes me ekipin e tij të trajnerëve dhe gjithë stafin e Kombëtares, pastaj përzgjedhësit e ekipeve kombëtare U21, U19, U17, U15 te meshkujt me stafin e tyre dhe ekipet kombëtare të femrave dhe ekipeve kombëtare të futsallit për punën e tyre e deritashme. Falënderoj edhe Lidhjet Rajonale, klubet dhe delegatët e Kuvendit të FFK-së që e kuptuan drejt projektin tonë të Komitetit Ekzekutiv.

Njëkohësisht një falënderim i madh edhe për institucionet shtetërore, partnerët tanë dhe sponsorët, të cilët e kompletojnë ekipin tonë i cili kudo po tregohet si storie e suksesit. Falënderim i veçantë edhe për UEFA- dhe FIFA-n, institucione këto të cilat i dhanë përkrahje të madhe FFK-së në zhvillimin e hovshëm. Vazhdojmë – me krenari e përgjegjësi! Suksesi mbi të gjitha!”, shkruan mes të tjera Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat