Atletico Madrid blen edhe kartonin e sulmuesit!

Futboll

Atletico Madrid blen edhe kartonin e sulmuesit!

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:53
Alvaro Morata

Atletico Madrid ka bërë zyrtare marrëveshjen me Chelsean, për të blerë përfundimisht kartonin e Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll sezonin 2019-2020 do të luajë sërish në formë huazimi tek “Colchoneros”, ndërsa në fillim të sezonit 2020-2021 Atletico do të blejë përfundimisht kartonin e tij.

Plot 55 milionë euro do të shkojnë në arkën e klubit anglez, që e mbajti për dy vite në Londër 26-vjeçarin, ku pati probleme për të gjetur formën e tij më të mirë.

Nga janari i vitit 2019 deri në fund të sezonit, Morata luajti në 17 ndeshje me Atletico Madrid, ku shënoi 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat