Menaxheri hedh “bombën: Kështu nuk shkon, Neuer mund të largohet nga Bayerni

Futboll

Menaxheri hedh “bombën: Kështu nuk shkon, Neuer mund të largohet nga Bayerni

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:14
Manuel Neuer

Manuel Neuer po mendon të largohet nga Bayern Munich. Shkak për këtë “dëshpërim” të portierit është bërë skuadra bavareze, që nuk është aq e fortë sa të përputhet me ambicien e tij, thotë agjenti i 33-vjeçarit. Portieri ka tetë vite që është pjesë e gjigantëve të Bundesligës dhe ka luajtur 336 ndeshje me ta, në të gjitha garat. Ai ka fituar shtatë tituj kampioni dhe pesë Kupa në Gjermani. Po ashtu, ka një kurorë të Ligës së Kampionëve.

Bayerni ka nënshkruar me mbrojtësit Lucas Hernandez nga Atletico Madrid dhe Benjamin Pavard nga Stuttgart, këtë verë. Megjithatë, ka provuar lamtumirat e emrave të tillë me peshë si: Mats Hummels, Arjen Robben dhe Franck Ribery. Edhe pse Neuer është i lidhur me klubin nga “Allianz Arena” deri më 2021, agjenti i tij, Thomas Kroth, thotë se 33-vjeçari është i shqetësuar nga fakti se Bayerni ka mbetur larg rivalëve kontinentalë. 

Sipas tij, portieri synon ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve. "Neuer dëshiron të fitojë “Euro 2020” dhe Ligën e Kampionëve, edhe një herë tjetër, - tha Kroth për “Suddeutsche Zeitung”. - Manuel është i orientuar drejt suksesit. Përshtypja ime është se boshllëku në krahasim me katër skuadrat më të mira angleze, dy gjigantëve spanjollë dhe të tjerë është tashmë serioz. 

Skuadra e Mynihut nuk është ende aq konkurruese, apo e vendosur për t’i trajtuar seriozisht qëllimet e Manuel. Ai nuk dëshiron të dalë në pension në vitin 2021. Tani është në fazën, në të cilën duhet të vendosë disa gjëra për të ardhmen. Rinovimi i kontratës dhe përfundimi i karrierës së tij te Bayerni, natyrisht është opsion evident, por jo i vetmi".

Neuer është përballur me kritika për performancat e tij në portën e Gjermanisë dhe Bayernit, gjatë vitit të kaluar, por Kroth nuk është i shqetësuar: "Shumë gjëra janë thënë kundër tij. Në fund të fundit ai mbetet Neuer, një gjigant i portës gjermane”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat