Tigrat e Zi kundër çmimit të lartë të biletave, Feronikeli – AC Milan

Futboll

Tigrat e Zi kundër çmimit të lartë të biletave, Feronikeli – AC Milan

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:23
KF Feronikeli v AC Milan

Skuadra italiane, AC Milan do vjen në Kosovë me 10 gusht ku do luaj një ndeshje miqësore ndaj Feronikelit.

Por tashmë janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave të cilat shkojnë nga 35 euro deri në 155.

Pikërisht çmimet e larta kanë shtyerë tifo-grupin, Tigrat e Zi që përkrahin Feronikelin të dalin me një njoftim.

Ata kundërshtojnë çmimet e larta të biletave për këtë takim.

Më poshtë njoftimi:

Po flitet shumë rreth ndeshjes: KF Feronikeli v AC Milan për biletat te cilat do të jenë 35€ me e lira, ndersa në zonen VIP do të jenë 155€!

Dhe ne si tifogrup jemi kunder çmimev të biletav sepse e dimë secili prej nesh në cilin vend jetojmë , paga maksimale në vendin tonë është 290€ ku me atë rrog e shtyen muajin, andaj tribunat do të jene vetem me qeveritar dhe familjet e tyne.Ne jemi edhe kunder Agron Selimit i cili është duke pritur perfitimin nga keto bileta.

Ne si tifogrup kerkojm edhe nga Kryesia e Klubit tonë dhe Presidentit të Klubit qe të marrin masa për uljen e qmimev të biletav sepse Klubi është i Qytetit jo i Agron Selimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat