Presidenti i Barcës e di të ardhmen e De Ligt

Futboll

Presidenti i Barcës e di të ardhmen e De Ligt

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:24
Matthijs de Ligt.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pretendon se e di të ardhmen e Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi i Ajax ka qenë i lidhur me shumë skuadra të Evropës, përfshirë edhe Barcelonën.

Katalanët pasi siguruan shërbimet e Frenkie De Jong, janë përpjekur shumë që të mbyllin edhe marrëveshjen me De Ligt.

“Unë e kam ditur se ku De Ligt do të luajë (sezonin e ardhshëm) për një kohë të gjatë. Unë ende e di por nuk mund ta them”, ka deklaruar Bartomeu.

E ardhmja e De Ligt do të vendoset shumë shpejtë, dhe pritet  të jetë mes Juventusit, PSG dhe Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat