Bartomeu befason me fjalët rreth transferimit të Neymar

Futboll

Bartomeu befason me fjalët rreth transferimit të Neymar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:32
Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka folur edhe një herë për transferimin e Neymar tek Barcelona.

Ai fillimisht ka thënë se e di dëshirën e lojtarit brazilian, por klubi i tyre nuk dëshiron ta shes tek Barcelona.

“Ne e dimë që Neymar dëshiron të largohet nga PSG, por gjithashtu jemi në dijeni se PSG nuk duan ta shesin atë, kështu që nuk ka ndonjë mundësi”, tha fillimisht ai.

Ai është pyetur edhe nëse mendon ende se Ousmane Dembele është lojtar më i mirë se Neymar.

“Po, Dembele është një lojtar i ri dhe i talentuar, ndryshe nga lojtarët e tjerë. Ne duam ta rrisim atë dhe duam që pikërisht kjo të ndodhë në Barcelonë”.

“Ne kurrë nuk flasim për n jë lojtar në një tjetër klub si shenjë respekti. Ne gjithashtu nuk duam që klubet e tjera të flasin për lojtarët tanë”, përfundoi ai.

Telenovela Neymar sipas të gjitha gjasave pritet të zgjatë deri në përfundim të merkatos verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat