Manchester United dhe Lazio fillojnë bisedimet për Milinkovic-Savic

Futboll

Manchester United dhe Lazio fillojnë bisedimet për Milinkovic-Savic

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:17
Manchester United dhe Lazio fillojnë bisedimet për Milinkovic-Savic

Klubi italian kërkon 100 milion euro për lojtarin serb.

Manchester United dhe Lazio kanë filluar negociatat për lojtarin serb Sergej Milinkovic-Savic, sipas Mediaset.

Djajtë e kuq janë në kërkim të një mesfushori të ri, derisa duket se Paul Pogba është në drejtim të Madridit.

United u përpoq të nënshkruaj me serbin edhe sezonin e kaluar, mirëpo Lazio nuk e lëshoi yllin e tyre.

Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare është në Londër dhe këtë javë pritet të diskutohet për një marrëveshje të mundshme mes dy palëve.

Kujtojmë që kërkesa e parë e Unitedit është që të ul çmimin e kërkuar nga klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat