Berisha është me klub të ri

Futboll

Berisha është me klub të ri

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:19
Berisha është me klub të ri

Portieri Etrit Berisha është anëtar i ri i SPAL-it, teksa u prezantua edhe nga klubi.

Ishte vetë klubi që prezantoi gardianin shqiptar, i cili pas tre sezonesh, e mbylli aventurën tek Atalanta.

Berisha e humbi vendin e titullarit gjatë pjesës së dytë të sezonit tek bergamaskët, ndërsa tashmë do të jetë sërish pjesë e Serisë A, tashmë nën fanellën e SPAL-it.

Shqiptari u transferua me formulën e huazimit me detyrim blerje në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat