Habit ylli i Brazilit: Isha me bark e të vjella, por nuk iu tremba Messit

Futboll

Habit ylli i Brazilit: Isha me bark e të vjella, por nuk iu tremba Messit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:03
Marquinhos, Messi

Brazili arriti në finalen e “Copa America 2019”, ku do të përballet me Perunë, duke mundur Argjentinën e Lionel Messit (2-0) në gjysmëfinale. Mbrojtësi i Selecao dhe PSG, Marquinhos, gjatë ndeshjes së luajtur tri ditë më parë, kishte detyrën e markimit të yllit të Barcelonës. Një detyrë e vështirë për të, jo vetëm nga klasi prej jashtëtokësori i argjentinasit, por edhe nga një problem fizik që e karakterizoi Marquinhos, veçanërisht diarresë.

"Nuk ishte e lehtë. Messi kishte një mbrëmje, në të cilën ishte i frymëzuar. Në fakt, i karikuar maksimalisht nuk ishte vetëm ai, por të gjithë argjentinasit. Ata luajtën një lojë të mrekullueshme. Ishte e vështirë për mua, ta markoja Messin, por mendoj se i gjithë ekipi luajti me dinjitet dhe efektivitet maksimal. Isha prekur nga një virus dhe e kam kaluar gjithë ditën në hotel. Kam pasur diarre dhe të vjella, por nuk iu shmanga përballjes me Messin".

Aq shumë siklet kishte mbrojtësi brazilian, sa në minutën e 64-t u detyrua të largohej nga usha e blertë dhe të zëvendësohej nga Miranda: "Edhe pse në këtë gjendje, vendosa të dilja në fushë, ta nisja si titullar. Megjithatë, gjatë lojës gjërat u përkeqësuan dhe u detyrova të zëvendësohesha. Pas lojës, gjërat u përkeqësuan edhe më, ndaj u detyrova të shkoja në spital për trajtim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat