Lacazette i sinqertë: Për momentin nuk fitojmë dot trofe

Futboll

Lacazette i sinqertë: Për momentin nuk fitojmë dot trofe

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:08
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette e pranon se Arsenali është ende shumë larg, të paktën disa sezone, larg të qenit pretendent për titujt më të rëndësishëm në Angli e Europë.

Unai Emery, në sezonin e parë në drejtim, e çoi Arsenalin deri në finalen e Europa League, por aty erdhi një humbje e thellë ndaj Chelseat dhe ndërkohë në kampionat nuk u arrit objektivi i sezonit, vendi i katërt.

Kjo bën që Lacazette të jetë realist, duke e kuptuar se Arsenalit i duhet shumë punë dhe kohë, për të arritur nivelin e dy skuadrave të kreut në Premier.

"Një klub si Arsenali duhet të luajë në Champions League çdo sezon", tha francezi për revistën FourFourTwo.

"Do të nisim të mendojmë për trofe madhorë pas disa sezonesh, sepse fillimisht duhet të sigurohemi që të shkojmë rregullisht në Champions.

"Sezoni i fundit ishte pozitiv. Trajner i ri, lojë e re, mendoj se u paraqita më mirë se sezonin paraardhës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat