Dy penallti të humbura, Sadio Mane merr vendim

Futboll

Dy penallti të humbura, Sadio Mane merr vendim

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:09
Sadio Mane

Senegali fitoi të premten 1-0 kundër Ugandës, duke vijuar rrugëtimin në Kupën e Afrikës, ndërsa sulmuesi Sadio Mane u bë sërish vendimtar, me golin e kualifikimit.

Megjithatë, ylli i Liverpool humbi edhe një 11-metërsh në pjesën e dytë, që për fat nuk ndikoi në rezultatin final. 

Një penallti Mane e humbi edhe ndaj Kenias në grupe, ndaj tashmë e ka kuptuar se është momenti të bëjë një hap pas. 

"Kam gjuajtur 3 penallti në Kupën e Afrikës dhe kam humbur 2. Unë nuk u shmangëm kurrë përgjegjësive dhe nuk heq dorë nga gjuajtja e tyre, por mendoj se është momenti që të lejoj dikë tjetër të gjuajë në vendin tim". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat