Këtë edicion u largua nga Roma, derisa u përfol për një transferim në SHBA.
Fjala është për legjendën e klubit romak, Daniele De Rossi, i cili sipas të gjitha gjasave do të pensionohet nga futbolli.
Kështu të paktën raportojnë mediat italiane, që e lidhin mesfushorin me kombëtaren azzure, ku thuhet të inkuadrohet në pankinë si asistent i Mancinit për EURO2020.
Gjatë ditës së sotme priten lajme të reja sa i përket kësaj çështjeje.
Kujtojmë se De Rossi pati hedhur kritika të shumta kundër drejtuesve të skuadrës nga Olimpico, e ku krejt në fund edhe shoku i tij, Francesco Totti u largua pas plotë 30 vjetësh.