Lewandowski merr vendim

Futboll

Lewandowski merr vendim

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:54
Lewandowski merr vendim

Për Robert Lewandowskin nuk do të ketë ekip tjetër në të ardhmen përveçse Bayern Munih. 

Sulmuesi polak do të ndjekë gjurmët e Robben për t’a mbyllur karrierën si profesionist në radhët e kampionëve të Gjermanisë. 

Bomberi 30-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2021 është në bisedime të avancuara për rinovimin e saj me 2 sezone të tjera çka do të thotë se do të varë këpucët në gozhdë me fanellën e Bayernit. 

Lewandowski prej 5 sezonesh vesh fanellën e bavarezëve dhe ofertat për të nuk mungojnë por duket se bomberi polak i ka refuzuar duke menduar vetëm për skuadrën aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat