Luftëtari konfirmon ish-sulmuesin e Olimpiakosit

Futboll

Luftëtari konfirmon ish-sulmuesin e Olimpiakosit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:22
Luftëtari konfirmon ish-sulmuesin e Olimpiakosit

Luftëtari do t’ia nisë nga puna në datën 15 korrik. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi gjirokastrit ka konfirmuar se data 15 do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe me pas do të startojë faza përgatitore për sezonin e ri.

Gjithashtu drejtuesit e Luftëtarit bëjnë me dije se klubi ka arritur akordin me ish-sulmuesin e Olimpiakosit, Majkëll Olaitan, teksa zyrtarizimi do të bëhet në ditët në vijim.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjirokastritët janë ende në bisedime me trajnerin serb Mladen Milinkoviç, ndërkohë që ky i fundit i ka nxjerrë blof, duke firmosur me skuadrën e Syrjanskës në ligën e dytë suedeze.

NJOFTIMI I LUFTËTARIT NË “INSTAGRAM”:

Klubi i futbollit Luftëtari njofton se data 15 korrik do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe më pas startimi i fazës përgatitore për sezonin 2019-2020.

Merkatoja e ekipit është në proces zhvillimi, ku deri tani ju bëjmë me dije se është arritur akordi me futbollistin e huaj, Majkëll Olaitan dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Luftëtari është në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët do të bëhen me dije nga klubi në ditët në vijim dhe për t’ju bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës.

TRAJNERI- Klubi është ende në bisedime me disa trajnerë, ku midis tyre është edhe serbi Mladen Milinkoviç, i cili drejtoi ekipin tonë në sezonin 2016-2017.

Në ditët në vazhdim Klubi i futbollit Luftëtari do të bëje me dije trajnerin e ri dhe prurjet e reja që do të afrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat