Man Utd ofron 75 milionë euro për yllin e Serie A

Futboll

Man Utd ofron 75 milionë euro për yllin e Serie A

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:31
Sergej Milinkovic-Savic

Sipas italianes SportMediaset Manchester United është në negociata me Lazion për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic. 

Igli Tare raportohet të ketë udhëtuar personalisht në Londër për të biseduar me drejtuesit e Djajve të Kuq. 

Tani spanjollja Marca thotë se oferta fillestare e anglezëve është 75 milionë euro dhe Lazio mund ta pranojë me kënaqësi. 

Serbi është vetëm 24 vjeç dhe iu bashkua Lazios nga Genk për 18 milionë euro në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat