Barcelona po e rikthen Victor Valdes

Futboll

Barcelona po e rikthen Victor Valdes

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:47
Victor Valdes

Skuadra e Barcelonës duket se është duke punuar që ta kthejë në ‘Camp Nou’ portierin spanjoll, Victor Valdes.

Presidenti Bartomeu ka zbuluar se portieri ikonë i Barcës, pritet të kthehet tek skuadra ‘Blaugrana’, por tashmë në stafin e trajnerëve.

Valdes, i cili qëndron si një legjendë e skuadrës, është i sigurt, dhe po përgatitet që të kthehet në ‘Camp Nou’, raporton ‘Goal’.

37 vjeçari që dikur ishte gardian i portës së Barcelonës, do të jetë pjesë e stafit trajnues të skuadrës kampione të La Liga.

Valdes kishte regjistruar 545 paraqitje me skuadrën, duke fituar një numër të madh të trofeve, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat