Inter bën ofertë për brazilianin, por...

Futboll

Inter bën ofertë për brazilianin, por...

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:04
Barcelona

Raportet në Brazil pretendojnë se Inter ia ka bërë një ofertë lojtarit pa kontratë Dani Alves, por ai do të preferonte rikthimin te Barcelona. 

36-vjeçari është në merkato pasi i përfundoi kontrata me Paris Saint-Germain dhe mund të rikthehet në Itali, pasi ka luajtur tek Juventus në vitin 2016/17. 

Sipas UOL Esporte, Inter ka dërguar një propozim për një kontratë dyvjeçare dhe termat personale konsiderohen të kënaqshme. 

Megjithatë, Dani Alves kërkon të rikthehet te Barcelona, ku ka luajtur për tetë vite deri më 2016. 

Paraqitjet e tij në Kupën e Amerikës kanë qenë mbresëlënëse, ai ka ndihmuar Brazilin të shkojë në finale ku do të luajë ndaj Perusë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat