Tare acarohet me shqiptarin, i tregon derën e Lazios

Futboll

Tare acarohet me shqiptarin, i tregon derën e Lazios

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:25
Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, hodhi bast për Valon Berishën kur e mori nga Red Bull Salzburgu për shifrën e 7.6 milion eurove. Një operacion që dështoi, pasi italianët duan ta largojnë vetëm pas 1 viti. Trajneri Simone Inzaghi ka shpallur listën e lojtarëve që do të jenë në fazën përgatitore dhe emri i Valonit mungon. 

Ai së bashku me Stefan Radunë nuk janë grumbulluar duke e bërë të qartë se e ardhmja e tyre është larg "Olimpicos". Mbrojtësi rumun pritet të kalojë te Parma, ndërsa nuk dihet destinacioni i ri i Berishës. Ky i fundit ka një kontratë që skadon në vitin 2023 dhe nuk përjashtohet mundësia e huazimit. 

Shqiptari i Kosovës nuk ia doli për asnjë moment të kthehej në protagonist. Ai pësoi shumë dëmtime dhe nuk shfaqi vlerat e tij. Konkurrenca e ashpër te Lazio e sfumoi duke bërë që lojtari i Përfaqësueses së Kosovës të luajë vetëm 192 minuta. 26-vjeçari zbriti në fushë vetëm 8 herë në Seria A duke luajtur një sfidë si titullar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat