Mbyllet gjithçka në Sao Paolo, Argjentina e treta në “Copa America 2019”

Futboll

Mbyllet gjithçka në Sao Paolo, Argjentina e treta në “Copa America 2019”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh dueli për vendin e tretë në “Copa America 2019”.

Në kompeticionin më të madh të futbollit në kontinentin ameriko-latin, kampionët e dyfishtë botërorë, Argjentina, duhet të ndahet e kënaqur vetëm me medaljen e bronztë.

Pas eliminimit në gjysmëfinale nga rivali i përbetuar, Brazili, “gauçosët” fituan ndaj Kilit me rezultat minimal, 2-1, sa për ta ngushëlluar veten për mos arritje të trofeut.

Aguero e Dybala realizuan për “bardhë e kaltërit”, derisa për kilianët shënoi Vidal nga penalltia.

Messi ndërkaq, e mbyll aventurën e mbrëmjes së sotme më herët se zakonisht, pasi në të 37-tën minutë, u përjashtua bashkë me Gary Medel, pas një kacafytje që e pati me futbollistin e Beshiktashit.

Finalja e Kupës së Amerikës zhvillohet mes Brazilit dhe Perusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat