E bujshme: Arsenali shpreh interesim për portierin shqiptar

Futboll

E bujshme: Arsenali shpreh interesim për portierin shqiptar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, është vënë edhe në shënjestër të gjigantit londinez, Arsenal.

Thomas Strakosha kaloi një sezon fantastik me Lazion në Serie A, teksa tani disa skuadra të njohura angleze kanë shprehur interesim për të.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercato”, së fundmi edhe skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për portierin shqiptar.

Përveç tyre, interesim për 24 vjeçarin kanë shfaqur edhe skuadrat tjera angleze, Tottenham Hotspur, West Ham United dhe Newcastle United.

Thomas Strakosha ka kontratë të vlefshme me Lazion deri në verën e viti 2022 dhe sipas raportimeve ‘lacialët’ kërkojnë 43 milionë euro për shitjen e tij.

Portieri shqiptar zhvilloi 35 ndeshje me Lazion në Serie A gjatë sezonit të fundit, teksa mbajti 10 herë portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat