Ish-futbollisti mbyll karrierën dhe kthehet te Milani!

Futboll

Ish-futbollisti mbyll karrierën dhe kthehet te Milani!

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:55
Daniele Bonera

Lajmi ishte në ajër, por duhej vetëm një tjetër konfirmim!

Daniele Bonera i ka thënë jo propozimit të Villareal për të rinovuar edhe për një tjetër vit kontratën me nëndetësen e verdhë në Spanjë, por ka refuzuar. Motivi? Do të kthehet të Milani, ku ka luajtur për nëntë vite përpara se të transferohej te Villareal.

Shumë e fortë thirrja e Maldinit, Bobanit, por edhe e trajnerit Marco Giampaolo, që e do ndihmësin e tij. Bonera ka dhënë "Ok" dhe, në mënyrë të pabesueshme, mbyll karrierën si futbollist dhe do të nisë atë të trajnimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat