El Shaarawy po e kompleton transferimin në Kinë

Futboll

El Shaarawy po e kompleton transferimin në Kinë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 06:25
Stephan El Shaarawy 

Stephan El Shaarawy do të fluturojë nesër (7 korrik) për në Kinë për t’i kompletuar testet mjekësore te Shanghai Shenhua, raporton Sky Sport Italia, pasi romakët pranojnë marrëveshjen prej 18 milionë eurosh.

Është raportuar sot se marrëveshja është arritur, por eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, tani deklaron se transferimi do të përfundojë brenda 24 orëve.

Egjiptiano-italiani do të fluturojë në Kinë të dielën për testet mjekësorë  dhe të nënshkruajë kontratën trevjeçare.

Ai do të fitojë 15-16 milionë euro në vit, ndërsa Roma do të marrë 18 milionë euro duke përfshirë bonuset që lidhen me paraqitjet e lojtarit.

Sulmuesi 26-vjeçari u ble nga Milani për një total prej 14.4 milionë eurosh në janar të vitit 2016, pas huazimit që kishte kaluar në Monaco.

El Shaarawy kishte paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar, duke arritur të shënojë 11 gola në 28 paraqitje.

Megjithatë, kontrata e tij do të skadonte në qershor të vitit 2020 dhe Roma nuk e kishte ndërmend ta rinovojë kontratën me ‘Faraonin’, kështu që duhej ta shesë në këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat