Messi furtunë, çfarë sulmi ndaj Brazilit dhe Conmebolit: Të korruptuar, fituesi është paracaktuar!

Futboll

Messi furtunë, çfarë sulmi ndaj Brazilit dhe Conmebolit: Të korruptuar, fituesi është paracaktuar!

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:23
Messi

E pabesueshme, një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe njëkohësisht më të ndershmit e gjakftohtët në botën e futbollit, Lionel Messi, tashmë nuk përmbahet dhe thotë hapur atë që mendon, duke sulmuar Brazilin dhe Konfederatës e Amerikës së Jugut. 

Pasi shpërtheu për shkak të arbitrimit skandaloz ndaj Brazilit, Messi doli me karton të kuq ndaj Kilit, pa asnjë faj. Skenë e turpshme, me Messin që nuk bënte asnjë veprim kur e sulmonte Medel dhe më pas karton i kuq për të dy.

Pas fitores ndaj Kilit, pa vlerë, Messi nuk shkoi fare ta merrte medaljen e të bënte fotot e rastit, ndërsa pas ndeshjes shpërtheu në akuza. 

"Nuk e mora medaljen se nuk doja të bëhesha pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë kompeticion. Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale. 

"Tashmë është e qartë që Brazili do dalë kampion, gjithçka është gatuar ashtu. Edhe nëse arbitrat nuk do ndikojnë, Peruja mendoj se nuk ka shumë shanse.

"Unë them gjithnjë të vërtetën, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat