Messi refuzon të marrë medaljen e bronztë, zbulon arsyet

Futboll

Messi refuzon të marrë medaljen e bronztë, zbulon arsyet

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:13
Lionel Messi

Mbrëmë ishte një natë e mirë për kombëtaren e Argjentinës, por jo edhe për yllin e saj, Lionel Messi.

Argjentina arriti që të triumfonte në përballjen kundër Kilit, për të siguruar vendin e tretë në Kupën e Amerikës, që i jep edhe medaljen e bronztë kësaj skuadre.

Por, gjatë ndeshjes së vlefshme për vendin e tretë, gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton të kuq Messin, vendim ky që për shumë kë ishte i padrejtë.

I frustruar nga këto ngjarje, Leo kishte refuzuar të shfaqej në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, dhe për këto veprime ka dhënë arsyet e veta.

“Nuk ka dyshim, e gjitha është e kurdisur për Brazilin. Shpresoj se gjyqtari dhe VAR-i nuk do të luajnë ndonjë rrol të madh në finalen kundër Perusë dhe ata të mund të konkurrojnë me Brazilin, por kjo më duket e vështirë” ka thënë Messi pas ndeshjes.

“Unë nuk desha të jem pjesë e këtij korrupsioni, nuk duhej të ishim pjesë e këtij disrespekti që përjetuam gjatë Kupës së Amerikës. Mund të shkonim më larg, por nuk na u lejua pjesëmarrja në finale. Korrupsioni, gjyqtarët dhe gjithë të tjerët na ndaluan ta shijojmë futbollin” ishin fjalët e yllit të Barcelonës.

“Unë gjithmonë them të vërtetën, jam i sinqertë. Kjo më mban të qetë. Mendoj se kjo që ndodhi është pasojë e atyre që thash pas ndeshjes me Brazilin” ka shtuar ndër të tjerash Messi.

Kujtojmë se Messi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38’ të takimit, pasi Medel e goditi me kokë argjentinasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat