Hernandez: Kam ardhur te AC Milan për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Hernandez: Kam ardhur te AC Milan për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:30
Theo Hernandez

Theo Hernandez u largua nga Real Madridi për të përforcuar skuadrën italian AC Milan.

Këta të fundit u desht të paguanin 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez.

Në një deklaratë për televizionin zyrtar të klubit, Hernandez tha që ka ardhur në San Siro për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me AC Milan. Shpresoj të shkruaj histori me këtë klub. Do të jap më të mirën time. AC Milan është klub i madh, për këtë arsye kam ardhur këtu, për të fituar Ligën e Kampionëve. Dua ti tregoj të gjithëve se kam ardhur për të shkruar historinë. Forza Milan” deklaroi Hernandez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat