Guardiola nuk heq dorë nga 34-vjeçari, i ofron kontratë të re - Bota Sot
Guardiola nuk heq dorë nga 34-vjeçari, i ofron kontratë të re

Futboll

Guardiola nuk heq dorë nga 34-vjeçari, i ofron kontratë të re

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:36
Fernandinho

Manchester City është i vendosur t’i ofrojë Fernandinho një kontratë të re, pavarësisht se ka nënshkruar me Rodri, javën e kaluar. “Mirror” pretendon se klubi do t’i ofrojë brazilianit një zgjatje 12-mujore të marrëveshjes së tanishme, pavarësisht se ka siguruar pasuesin e tij afatgjatë.

“Qytetarët” siguruan shërbimet e mesfushorit difensiv spanjoll, Rodri. Vetëm 23 vjeç, ai pritet të marrë vendin e Fernandinho në të ardhmen. Braziliani, tani 34 vjeç dhe me kontratën që do t’i skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Guardiolës. 

Disa mund të kenë menduar se po i afrohet fundit në “Etihad”, por shkathtësia dhe përvoja e tij e kanë bindur trajnerin katalanas që t'i ofrojë atij një zgjatje të re 12-mujore të kontratës. Fernandinho është aktualisht me kombëtaren e Brazilit dhe mund të luajë një rol në finalen e “Copa America”, kur të përballet me Perunë, të dielën. 

Nuk ka dyshim se ish-lojtari i Shakhtar Donetsk ka provuar të jetë frymëzues për “qytetarët”, që nga bashkimi me ta, në vitin 2013. Në gjashtë sezonet e tij te Manchester City, braziliani ka luajtur 270 ndeshje, si dhe e ka ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të Premier League dhe katër trofe të Kupës së Ligës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...