Juventus dhe Tottenham në luftë për yllin e Romës

Futboll

Juventus dhe Tottenham në luftë për yllin e Romës

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:43
Nicolò Zaniolo

Si kampioni italian ashtu edhe skuadra angleze e dëshirojnë talentin e romës në skuadrat e tyre për sezonin e ardhshëm.

Nicolò Zaniolo mund të largohet nga Roma dhe të bashkohet me Juventus në këmbim të Gonzalo Higuain plus një shumë të hollash, edhe pse Tottenham Hotspur ka ofruar 23 milionë euro plus Toby Alderëeireld.

20-vjeçari kishte paraqitje fantastike në debutimin e sezonit të Serie A, pasi kishte ardhur nga Interi si pjesë e marrëveshjes me Radja Nainggolan.

Ai shënoi gjashtë gola dhe bëri dy asistime në 36 paraqitje, sezonin që lamë pas.

Megjithatë bisedimet rreth vazhdimit të kontratës me klubin romak kanë ngecuar dhe mediat italiane raportojnë se Zaniolo me shumë gjasë mund të largohet nga Roma këtë verë.

Përpos kampionit italian për shërbimet e talentit të Romës është i interesuar edhe Tottenham Hotspur që sipas medieve italiane ka ofruar 23 milionë euro dhe mbrojtësin belg Alderweireld.

Giallorossi ka vendosur një çmim prej 60 milion euro në Zaniolo, por Juventusi shpreson ta ulë atë duke përfshirë Higuain si pjesë të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat