Pasi e martoi, Turqia do ta marrë Ozil edhe si futbollist - Bota Sot
Pasi e martoi, Turqia do ta marrë Ozil edhe si futbollist

Futboll

Pasi e martoi, Turqia do ta marrë Ozil edhe si futbollist

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 10:44
Dasma e Mesut Ozilit

Mesut Ozil ka dalë në pah si objektiv transferimi për klubin turk të Fenerbahce, raporton TRT Spor (nëpërmjet ESPN). Forma jo e plotë e mesfushorit gjerman, por me “rrënjë” turke, është kritikuar në sezonin e kaluar.

Kjo ka çuar në thashetheme për një largim të mundshëm nga “Emirates” dhe gjasat për një lëvizje drejt Turqisë, ku është dhëndërr dhe u martua kësaj vere, sipas traditave të këtij vendi, janë në kuotat 50-51%.

Paga, ndoshta do të jetë pengesa më e madhe për çdo lëvizje të mundshme, sepse 30-vjeçari fiton 350.000 stërlina në javë tek Arsenali. Gazetari i TRT Spor, Fatih Dogan, tha: "Presidenti i Fenerbahce, Ali Koc, po punon shumë për të nënshkruar me Mesut. Të gjithë po punojnë për të, mendoj se negociatat po ecin shumë mirë. Tani mund të them se mundësia që që Ozil të vijë në Turqi është në kuotat pozitive 50-51%".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...