Ngec transferimi i Lukaku tek Inter, mësoni arsyen

Futboll

Ngec transferimi i Lukaku tek Inter, mësoni arsyen

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:37
Romelu Lukaku

Transferimi i Romelu Lukaku tek skuadra e Inter duket se ka ngecur.

Lojtari ofensiv i kombëtares së Belgjikës është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Serie A, gjatë këtij afati kalimtar.

Kalimi i yllit të Manchester United tek Inter duket se ka ngecur shkaku i vlerësimit të tij me 75 milionë funte.

Inter thuhet se duan ta marrin 26 vjeçarin në dy vite huazim, për 10 milionë funte, me obligimin për të paguar klauzolën 60 milionë funtëshe të tij.

Në anën tjetër, Man United po qëndrojnë strikt dhe kërkojnë 75 milionë funte për të lëshuar lojtarin.

Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se cila do të jetë e ardhmja e Romelu Lukaku, i cili së fundmi nuk pati vend në planet e Ole Gunnar Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat