Deklaratë e tifogrupit ‘Dardanët’me situatën e krijuar rreth vendimit të gjykatës për Ademin

Futboll

Deklaratë e tifogrupit ‘Dardanët’me situatën e krijuar rreth vendimit të gjykatës për Ademin

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:28
Deklaratë e tifogrupit ‘Dardanët’ me situatën e krijuar rreth vendimit të gjykatës për Ademin

Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë juridike e të akuzuarit në një gjykim penal, dhe konsiderohet si një e drejtë universale e njeriut nën Artikullin 11 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, si dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, që thotë: “Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.

Presidenti i FFK-së z.Ademi ka paralajmëruar ankesë në shkallën e dytë dhe deri në shpalljen përfundimtare të vendimit të Gjykatës, ai (dhe çdo qytetar) prezumohet i pafajshëm.

Andaj, deri në atë ditë, ‘Dardanët’ do ta trajtojnë të tillë, dhe siç ka deklaruar edhe vet z.Ademi, edhe ne do ta respektojmë vendimin përfundimtar të gjykatave, çfarëdo qoftë ai.

Besojmë në pafajësinë e presidentit Ademi, si dhe e përkrahim dhe vlerësojmë punën e tij që ka bërë ndër vite për sportin në Kosovë, shkruan Kryesia e tifo grupit ‘Dardanët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat