Solskjaer publikon listën e Man Utd për udhëtimin në Australi

Futboll

Solskjaer publikon listën e Man Utd për udhëtimin në Australi

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:33
Ole Gunnar Solskjaer

Skuadra e Manchester United ka publikuar listën për ndeshjet parasezonale që do t’i luajë në Australi.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar listën me emrat që do t’i zhvillojë këto ndeshje, duke përfshirë edhe Paul Pogba e Romelu Lukaku.

Dyshja janë lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’ por deri më tani nuk ka pasur ndonjë zyrtarizim, kështu që Solskjaer ka zgjedhur t’i ftojë edhe ata.

Image

Në listë shihen edhe disa emra të rinj, të cilët Solskjaer do t’i provojë për të parë nëse mund të bëjë llogaritë në ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat