Gjilani në Mavrovë, ja lista e futbollistëve

Futboll

Gjilani në Mavrovë, ja lista e futbollistëve

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:21
Gjilani në Mavrovë, ja lista e futbollistëve

Skuadra e futbollit Gjilanit përgatitjet i vazhdon në Mavrovë. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë publikuar edhe listën e futbollistëve për në Mavrovë të Maqedonisë Veriore, ku udhëtuan sot.

“Ekipi i Gjilanit i udhëhequr nga kryetrajneri i skuadrës, Gentjan Mezani, udhëton drejt Maqedonisë Veriore më saktësisht në Mavrovë, ku do ta vijoj fazën përgatitore për edicionin e ri garues në Ipko Superligë. Gjatë qëndrimit në Mavrovë kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese dhe me kohë do ju informojmë për kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit gjatë kësaj faze.

Ekspedita e udhëhequr nga Mezani do të qëndroj për 7 ditë në shtetin fqinjë dhe pas Mavrovës skuadra do të kryej edhe një fazë tjetër jashtë qytetit të Gjilanit. Skuadra udhëton pa dyshen Keita Aziz dhe Keita Razak, të cilët për shkaqe burokratike nuk do të mund ti vijojnë përgatitjet me ekip.

Në listën e futbollistëve udhëtues përveq transfereve të fundit dhe futbollistëve nga edicionet e kaluara, risit janë Jurgen Peqini dhe Muhamet Dubova të cilët po qëndrojnë në prova disa ditore në klubin e Gjilanit dhe tre futbollistët nga akademia e klubit, Aulon Korbi, Lavdrit Mehmeti dhe Blend Jakupi, të cilët i janë bashkangjitur ekipit të parë në këtë fazë të përgatitjeve”, bëhet e ditur nga FC Gjilani.

Lista e futbollistëve:
Shkëlzen Ruci, Kenan Haxhihamza, Petrit Terziu, Ylber Kastrati, Oltion Rapa, Kujtim Dubova, Erlis Frashëri, Armend Halili, Kushtrim Shabani, Edison Kqiku, Arben Mustafa, Jackson Ferrerra, Muhamed Usein, Salih Kosumi, Bedri Greca, Roland Ajeti, Qëndrim Dautaj, Blend Jakupi, Fiton Hajdari, Lavdrit Mehmeti, Aulon Korbi, Muhamet Dubova dhe Jurgen Peqini. Kryetrajner Gentian Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat