Lidhja e Ferizajt dhe e Prizrenit me Ademin

Futboll

Lidhja e Ferizajt dhe e Prizrenit me Ademin

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:09
Lidhja e Ferizajt dhe e Prizrenit me Ademin

Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt ka analizuar rrjedhën e fundit në FFK, andaj me këtë rast rikonfirmon përkrahjen për presidentin Agim Ademi, duke vlerësuar punën e deritanishme të tij dhe njëkohësisht LRFF i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi deri në fund të këtij procesi, në krye me  Afrim Halitin.  

Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren ka shqyrtuar  dhe analizuar të gjitha ngjarjet e fundit në FFK, andaj haptas shfaq përkrahjen ndaj presidentit Agim Ademi, duke vlerësuar punën  e palodhshme deri më tani. Gjithashtu LRF – Prizren  i jep mbështetje të fuqishme presidentit Ademi deri në fund të këtij procesi, e cila ka kryetar Sokol Hadrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat