Berisha: I kam kaluar tri vjet fantastike në Bergamo

Futboll

Berisha: I kam kaluar tri vjet fantastike në Bergamo

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:00
Berisha: I kam kaluar tri vjet fantastike në Bergamo

Portieri Etrit Berisha nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i SPAL, shkruan Insporti.  “Gardiani” i Kombëtares së Shqipërisë gjatë kësaj jave kompletoi transferimin e tij nga Atalanta tek SPAL, ndërsa të shtunën (dje) prezantua edhe zyrtarisht.

Berisha sot përmes një postimi në Instagram ka falënderuar klubin nga Bergamo për vitet e kaluara dhe iu ka uruar suksese në të ardhmen.

“I kam kaluar tri vjet fantastike në Bergamo, në një qytet ku që nga dita e parë e kam ndier dashurinë dhe mbështetjen dhe entuziazmin e tërë skuadrës. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për momentet historike dhe të paharrueshme të cilat i kemi arritur së bashku. Tash mezi pres ta nis eksperiencën e re në Spal.

Dua ta jap më të mirën për qytetin dhe për personat që e kam parë se janë mjaft të lidhur me këto ngjyra”, shkroi ai në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat