Macron: Futbollistet të paguhen njëjtë me futbollistët

Futboll

Macron: Futbollistet të paguhen njëjtë me futbollistët

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:13
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emanuel Macron shpreson se futbollistet do të marrin pagën e njëjtë sikurse kolegët e tyre meshkuj.

“Duhet të përparojmë drejt kësaj”, ka thënë Macron për mediat e Francës në prag të finales së Kampionatit Botëror për femra ku Franca është nikoqir.

Macron që është tifoz i Marsielle ka thënë se pas këtij kampionati në Francë do të ketë më shumë interesim për futboll të femrave.

“Kemi ndikim nga Kampionati Botëror”, ka thënë Macron duke shtuar se “punët asnjëherë nuk janë të njëjta” për futbollin e femrave në Francë.

Në finalen e Kampionatit Botëror për femra të dielën në Lyon luajnë SHBA dhe Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat