Ja cilët do të vendosin drejtësi në përballjen Ventspils-Teuta - Bota Sot
Ja cilët do të vendosin drejtësi në përballjen Ventspils-Teuta

Futboll

Ja cilët do të vendosin drejtësi në përballjen Ventspils-Teuta

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:17
Ja cilët do të vendosin drejtësi në përballjen Ventspils-Teuta

Teuta do të ndeshet ditën e enjte në transfertë përballë letonezëve të Ventspils në takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Europës. Kjo përballje e cila do të startojë në orën 16:45, i është besuar një treshe nga Kazakistani me kryesor 28-vjeçarin Daniar Sakhi.

Ndëshja e fundit që ai ka drejtuar në arenën europiane ka qenë ajo mes Kosovës U-21 dhe Andorrës U21, ku dardanët triumfuan me rezultatin e pastër 4-0. Asistentë të Sakhit do të jenë Sergei Kalaçev dhe Juri Tikhoniuk. Ndërsa gjyqtar i katër do të jetë Bulat Sarijev.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit do të kërkojnë një rezultat pozitiv në transfertë, për të vulosur pse jo kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Niko Dova” 1 javë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...