Mustafi jep shenjat e para të largimit nga Arsenali, ky veprim konfirmon gjithçka

Futboll

Mustafi jep shenjat e para të largimit nga Arsenali, ky veprim konfirmon gjithçka

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:53
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi ka rritur edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm nga Arsenali këtë verë.

Mbrojtësi shqiptar ka çmendur fansat me ndryshimin e fotos së profilit në Instagram dhe e fshiu “Lojtar i Arsenalit” nga të dhënat në Instagram.

Ai e ndërroi foton me fanellë të Arsenalit me një të përditshme, ndërsa aty ku ka shkruar “Lojtar i Arsenalit”, shkroi me emoji “Back on top”.

Lidhur me këtë veprim të Mustafit kanë reaguar nga gëzimi fansat e “Topçinjve”, simpatinë e të cilëve duket se kurrë nuk e kishte mbrojtësi shqiptar.

“Lajm i mirë, ndoshta do të shkojë te Ajax”, “Lamtumirë, s’kishim nevojë për ty, një ndër lojtarët më të dobët që ka pas Arsenali”, “Po ndodh!!! Ju lutem Arsenal, kryejeni më këtë punë”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat