Amerikanet kampione të botës

Futboll

Amerikanet kampione të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:56
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampione të botës. Amerikanet shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Holandës, në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror, që u zhvillua në stadiumin “Parc Olympique” në Lyon.

Atmosferë drithëruese, lojë shumë e mirë dhe amerikanet triumfuan me plotë meritë! Pjesa e parë e sfidës përfundoi pa gola, por në periudhën e dytë amerikanet ishin më energjike dhe shënuan dy gola të shpejt duke i dhënë goditje Holandës që kërkonte të bënte historinë. Në minutën e 60-të, van der Gragt  shkaktoi penallti, pasi ndërhyri ndaj Morgan.

Përgjegjësinë e mori Megan Rapinoe e cila gjuajti me aq gjakftohtësi nga penalltia, duke e lënë të shtangur portieren holandezë, 1:0 pikërisht në minutën e 61-të.

Pas 8 minutave (69’) gjithçka u qartësua se kush do të jetë kampion i ri i botës. Futbollistja Rose Lavelle me një lëvizje mjeshtëroren dhe nga rreth 15 metra godet fuqishëm dhe topi përtokë e në këndin e majtë të portës holandeze, 2:0.

Gol që preu këmbët e futbollisteve të Holandës, që nuk kishin fuqi të bëjnë asgjë deri në fund, ndërsa amerikanet triumfuan dhe festojnë këtë sukses të madh të tyre.

SHBA-Holanda    2:0
Stadiumi “Parc Olympique” Lyon.
Gjyqtar: S. Frappart (Franca). 
Shënues: Rapinoe (61’-nga penalltia), Lavelle (69’).
Kartonat e verdhë: Dahlkemper- Spitse, van der Gragt. 
SHBA: Naeher, O'Hara (Krieger 46’), Dahlkemper, Sauerbrunn, Dunn, Mewis, Ertz, Lavelle, Heath (Lloyd 87’), Morgan dhe Rapinoe (Press 79’).
Holanda: van Veenendaal, van Lunteren, Dekker (van de Sanden 73’), van der Gragt, Bloodworth, Groenen, van de Donk, Spitse, Beerensteyn, Miedema dhe Martens (Roord 71’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat