Formacionet zyrtare të finales së Kupës së Amerikës ndërmjet Brazilit dhe Perusë

Futboll

Formacionet zyrtare të finales së Kupës së Amerikës ndërmjet Brazilit dhe Perusë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:54
Foto

Brazili dhe Peruja i kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Amerikës.

‘Selecao’ e eliminuan Argjentinën në gjysmëfinale, derisa Peru e mposhti Kilin, për ta siguruar kështu finalen e garës më të madhe në Amerikën Latine.

Ndeshja me fillim në ora 22:00, do të zhvillohet në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Tobar Vargas.

Brazili në këtë përballje do të jetë pa Neymarin që pësoi lëndim para se të fillonte kompeticioni, derisa Peru do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Formacioni startuese i Brazilit: Alisson, Alves, Marquinhos, Silva, Alex Sandro, Casemiro, Arthur, Jesus, Coutinho, Everton, Firmino.

Formacioni startues i Perusë: Gallese, Advincula, Zambrano, Abram, Trauco, Tapia, Yotun, Carrillo, Cueva, Flores, Guerrero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat