Me golat në finale, Everton dhe Guerrero ia mohojnë “Këpucën e Artë” 12 futbollistëve

Futboll

Me golat në finale, Everton dhe Guerrero ia mohojnë “Këpucën e Artë” 12 futbollistëve

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:32
Pamje nga ndeshja

Everton dhe Guerrero kanë gjetur rrugën drejt rrjetës sërish në Kupën e Amerikës. Ata tani kanë shkuar në kuotën e 3 golave, duke lënë prapa 12 futbollistë me nga 2 gola – çka do të thotë se “Këpuca e Artë” e kësaj gare do të shkojë për të dy – nëse gjithçka mbetet kështu deri në fund të takimit.

Everton, talenti 23-vjeçar, është afër për ta fituar ‘Këpucën e Artë’ pasi shënoi në finale të Kupës së Amerikës për të zhbllokuar rezultatin kundër Perusë, sfidë që po e fiton Brazili 2-1 pas 45 minutave lojë.

Ai shënoi golin e parë, për 1-0, në minutën e 15’.

Derisa, në fund të pjesës së parë, Paolo Guerrero shënoi nga pika e bardhë, penallti e vërtetuar edhe me ndihmën e VAR.

Guerrero nuk gaboi përballë njeriut që pranoi gol pas 10 ndeshjeve, Alisson.

Kështu, që të dy shkuan në kuotën e tre golave në Kupën e Amerikës dhe janë afër për ta ndarë së bashku çmimin “Këpuca e Artë”.

Para se ata të shënojnë, 14 futbollistë me nga 2 gola ishin në garë për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Rezultati në Maracana është 2-1 në favor të Brazilit pas 45 minutave lojë.

Menjëherë pasi Guerrero shënoi për 1-1, në minutën e 44′, Gabriel Jesus riktheu epërsinë e Brazilit duke shënuar për 2-1 në fund të pjesës së parë, në minutën e 47′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat