Konfirmohet një largim i bujshëm nga Roma: Sulmuesi transferohet në Kinë

Futboll

Konfirmohet një largim i bujshëm nga Roma: Sulmuesi transferohet në Kinë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 00:54
Roma

Sulmuesi italian, Stephan El Shaarawy, ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Romës dhe është nisur drejt Kinës.

El Shaarawy është parë në aeroportin Fiumicino të Romës, para se të niset për Kinë për aventurën e re në karrierë te skuadra e Shanghai Shenhua.

“Gjithmonë do t’i jem falënderues tifozëve të Romës për këto tri vite së bashku” – ka deklaruar shkurtë sulmuesi italian për “Il Tempo”.

26 vjeçari pritet të kryej nesër(e henë) testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me klubin e Shanghai.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Roma do të përfitojë 18 milionë euro nga shitja e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat