Ashley Cole me një rikthim befasues tek Chelsea

Futboll

Ashley Cole me një rikthim befasues tek Chelsea

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:08
Ashley Cole

Mbrojtësi anglez, Ashley Cole, mund të bëjë një rikthim befasues tek skuadra e Chelsea.

Cole, i cili sezonin e kaluar e kaloi tek Derby County, pati një kohë të mirë me trajnerin aktual të Chelsea, Frank Lampard.

Raportime të ‘The Sun’ bëjnë të ditur se Lampard e ka ftuar lojtarin që të bashkohet edhe tek Chelsea, kësaj radhe duke e ftuar në stafin drejtues.

Cole kishte bërë të ditur se do të pensionohet nga futbolli kur Derby dështoi të promovohej në Premierligë.

Aktualisht ai është 38 vjeçar, dhe me një karrierë të jashtëzakonshme, Lampard beson se ai mund t’i jap shumë skuadrës së tij në aspektin profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat